Lajmet

Facebook është përdorur haptazi nga kriminelët kibernetikë për të ofruar shërbime hakimi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Prill 2019
0
Pagesat bëheshin në kriptomonedha për shërbimet që ofronin ose përmes PayPal. Hulumtuesit e Cisco ishin përpjekur më herët ti mbyllnin grupet përmes mjeteve që ofronte Facebook por rezultoi e pamundur. Facebook është përdorur haptazi nga kriminelët kibernetikë për të ofruar shërbime hakimi

Facebook është përdorur për të hostuar dhjetëra tregjet dhe bursa përdorur nga kriminelët kibernetikë për të shitur dhe blerë produkte raportoi një firmë sigurie.

Hulumtuesit e Cisco gjetën 74 grup në Facebook të cilët haptazi tregtonin karta krediti të vjedhura dhe detaje të llogarive bankare.

Grupet kishin së bashku 385,000 anëtare. Facebook tha se i kishte mbyllur grupet për shkak të shkeljes së politikave të përdorimit.

Hulumtuesit e Cisco thanë se u habitën nga fakti që grupet ishin të hapura. Zakonisht ato përdornin tregun e zi për të operuar dhe shitur produkte dhe jo median sociale ku çdo gjë është thuajse publike.

Disa prej tyre haptazi reklamonin shërbime të hakimit, phishing dhe spam ndërsa të tjerë kërkonin blerës të informacioneve personale si karta krediti, lejedrejtimi, pasaporta e karta ID.

Pagesat bëheshin në kriptomonedha për shërbimet që ofronin ose përmes PayPal. Hulumtuesit e Cisco ishin përpjekur më herët ti mbyllnin grupet përmes mjeteve që ofronte Facebook por rezultoi e pamundur.

Kështu ata u detyruan të hynin në komunikim me ekipin e sigurisë së Facebook dhe më pas të jepnin informacionin e detajuar për mbylljen e grupeve.

Shumica e grupeve u mbyllën menjëherë pas raportimit megjithatë disa prej tyre ende janë aktive. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  A është ky fundi i kohështrirjes së Facebook?

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>