Lajmet

Facebook fillon me fshehjen e numrit të pëlqimeve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Shtator 2019
0
Përkundrazi, pëlqimet do të jenë private dhe të dukshme vetëm për autorin e postimit ngjashëm me testimin që Instagram nisi në Korrik në Australi. Facebook fillon me fshehjen e numrit të pëlqimeve

Disa përdorues të Facebook së shpejti nuk do të shohin më numrin e pëlqimeve, reagimeve dhe shikimeve të videove në postimet e të tjerëve.

Përkundrazi, pëlqimet do të jenë private dhe të dukshme vetëm për autorin e postimit ngjashëm me testimin që Instagram nisi në Korrik në Australi.

Testimi i ri i Facebook nis nga dita e sotme. Vetë rrjeti social konfirmoi testimet që po bëhen dhe tha se po realizohen me qëllim që të përmirësohet eksperienca e përdoruesve.

Facebook synon me këto ndryshime ti bëjë njerëzit të ndihen rehat me të shprehurit të vetvetes në rrjetin social.

Gjithashtu kërkon që përdoruesit të fokusohen më të shumti në cilësinë e gjërave që shpërndajë jo thjeshtë një numër.

Testimet po realizohen në Kohështrirje – News Feed – ngjashëm me rrjetin social Instagram butoni “Like” mbetet i dukshëm për të gjithë por numri i pëlqimeve jo më. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni Messenger vjen me dy formate të reja, Boomerang dhe Selfie

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>