Softuer

Facebook fillon me testimin e kopjes së Cloubhouse

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Prill 2021
Përveç kësaj përdoruesit mund të zgjedhin edhe të përdorin video. Fokusi i aplikacionit janë njerëzit që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale. Facebook fillon me testimin e kopjes së Cloubhouse

Ditën e Mërkure Facebook nisi një testim të aplikacionit Hotline, një shërbim i ngjashëm me Clubhouse dhe trendin e aplikacioneve të rrjeteve sociale me në themel komunikimin zanor.

Hotline funksionin sikur të ishte një sesion pyetje-përgjigje. Krijuesit duhet të adresojnë një audiencë që bëjnë pyetje. Por ndryshe nga Clubhouse që është platformë vetëm audio, Hotline lejon pyetjet edhe me tekst.

Përveç kësaj përdoruesit mund të zgjedhin edhe të përdorin video. Fokusi i aplikacionit janë njerëzit që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale.

Në transmetimin e parë live, një investitor real-estate ndau eksperiencën e tij në këtë industri dhe sesi njerëzit mund ta përdornin për të gjeneruar të ardhura pasive.

Sa i përket paraqitjes, aplikacioni është i inspiruar plotësisht nga Clubhouse. Ikona e krijuesit vendoset në krye dhe audienca poshtë. Në desktop ikonat e audiencës vendosës në anë të aplikacionit. Pyetjet e bëra nga audienca shfaqen në krye të transmetimit. Këto pyetje mund të votohen pro ose kundër nga ndjekësit.

Facebook ka zgjedhur të mos flasë për debutimin e Hotline por nisur nga popullariteti në rritje i Clubhouse kompania nuk dëshiron të humbasë shumë kohë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me funksionet e çuditshme të iOS 14