Siguri

Facebook fiton betejën ndaj Mbretit të Spam-it

Publikuar , 30 Tetor 2009
0
Facebook fiton betejën ndaj Mbretit të Spam-it

Facebook ka përndjekur Wallace pasi ai ka përdorur llogari të thyera për të bombarduar përdoruesit e kësaj faqe me mijëra mesazhe që promovojnë “faqe cool”, që padyshim tentonin të shesin diçka apo të përfitojnë të holla nga klikimet.

“Të dhënat demonstrojnë se Wallace me vetëdije ka shkelur rregulloret e Facebook dhe ka keqpërdorur mijëra llogari të thyera të përdoruesve të Facebook” deklaroi gjykatësi Jeremy Fogel, nga Gjykata Amerikane e Qarkut, e Distriktit Verior të Kalifornisë.

Përveç dëmshpërblimit, urdhri i gjykatës i ka ndaluar Wallace që të qaset në këtë faqe. Wallace nuk ka qenë i pranishëm në seancë, dhe gjykatësi ka dhënë urdhër që nëse gjendet fajtori ai të ndiqet penalisht për mos prani në seancë (shkelje e ligjit që ndëshkohet me burg).

Facebook i është gëzuar fitores dhe ka deklaruar se kjo do të shërbejë si paralajmërim. “Ne nuk presim të mbledhim pjesën e madhe të fitimit, por ne do të punojmë në maksimum për të marrë atë që mundemi. Ne kemi besim se vendimi do të jetë një paralajmërim i fuqishëm ndaj atyre që do të abuzojnë ndaj Facebook dhe ndaj përdoruesve të saj”.

Megjithatë, këto fjalë tingëllojnë të thata pasi që MySpace pati fituar një dëmshpërblim prej 234 milion dollarë kundër Wallace në maj të këtij viti, dhe këto të holla as që i ka parë ndonjëherë. Në fakt, Wallace ka gjykime të panumërta anti-spam kundër tij, duke filluar prej padive nga AOL e deri tek ofruesit tjerë të shërbimeve.

LEXO EDHE:  Platformat sociale rrezikojnë gjoba të mëdha nëse nuk heqin përmbajtjet radikale brenda 1 ore

Lajmet e fundit>