Lajmet

Facebook fiton emrin e domenit FacebookConnect.com

Publikuar , 06 Gusht 2012
0
Facebook fiton emrin e domenit FacebookConnect.com

Pas dorëzimit të një ankese me Forumin Kombëtar Arbitrar në fund të muajit qershor, Facebook ka siguruar emrin e domenit FacebookConnect.com.

Ishte një fitore e lehtë, natyrisht, sepse emri “Facebook” mbrohet dhe është mjaft i njohur.

Facebook Connect, për pjesën e vet, është një varg i API-ve që jua mundëson anëtarëve të rrjetit Facebook të qasen në Ueb faqet e palës së tretë, aplikacioneve, pajisjeve mobile dhe sistemeve të lojërave me profilin e tyre në FB. Në fillim ishte lajmëruar në majin e vitit 2008.

Çuditërisht, ashtu siç mund të duket, ju në fakt nuk do të gjeni më ndonjë përmendje të drejtpërdrejt të Facebook Connect në Ueb faqen e zhvilluesve të ndërmarrjes.

Sidoqoftë, ankesa e ngritur nga Facebook nuk morri ndonjë reagim nga poseduesi, kështuqë Forumi vendosi që emrin e domenit t’ja bartë ndërmarrjes Facebook. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  PayPal braktis kriptomonedhën Libra ende pa filluar

Lajmet e fundit>