Lajmet

Facebook fshin rezultatet e Microsoft Bing nga Graph Search

Publikuar , 13 Dhjetor 2014
0
Facebook fshin rezultatet e Microsoft Bing nga Graph Search

Facebook nuk po paraqet më rezultate nga motori i kërkimit të Microsoft Bing në faqen Graph Search, raporton Reuters. Kjo lëvizje ndodhi papritur 4 ditë më parë dhe erdhi në kuadër të një përditësimi të Graph Search. Sipas këtij përditësimi të ri në Facebook tanimë mund të kërkoni dhe poste specifike përveç profileve të ndryshme.

marku 2

Një zëdhënës i kompanisë tha se rezultatet e Bing janë hequr pasi kompania po fokusohet më shumë që të ndihmojë njerëzit të gjejnë më lehtë gjërat që ata mund të shohin në faqen e tyre. Ndërsa Microsoft deklaroi se kjo kompani do të vazhdojë të bashkëpunojë me Facebook në fusha të tjera. Kur u lançua në janar të vitit 2013, integrimi i Bing me motorin e kërkimit të Facebook u pa si një mënyrë potenciale dhe e rëndësishme e rivalitetit mes Microsoft dhe Google. Përveç rezultateve të  Facebook, përdoruesit kishin akses dhe në rezultatet e Bing.

Por ky ndryshim tregon qartë se dikush që hyn në Facebook nuk ka si qëllim të kërkojë informacione. Kjo nuk është gjë e mirë për Microsoft, por Graph Search me siguri do vazhdojë akoma të përdoret nga shumë përdorues. (PCWorld Albanian)  

LEXO EDHE:  Përse një Tirana Tech Open 2019

Lajmet e fundit>