Blog

Facebook fushata reklamuese në gazeta për lajmet e rreme

Publikuar , 08 Maj 2017
0
Reklamat u shfaqen në The Times, The Guardian dhe Daily Telegraph të cilat ofronin një listë me 10 këshilla për të dalluar përmbajtjet e rreme nga ato të vërtetat. Facebook fushata reklamuese në gazeta për lajmet e rreme Photo Source: PA

Facebook ka zgjeruar përpjekjet për të ndërgjegjësuar përdoruesit rreth lajmeve të rreme duke publikuar reklama në shtypin Britanik.

Reklamat u shfaqen në The Times, The Guardian dhe Daily Telegraph të cilat ofronin një listë me 10 këshilla për të dalluar përmbajtjet e rreme nga ato të vërtetat.

Rrjeti social është përballur me kritika të ashpra pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Së fundi Facebook po vuan presione politike kryesisht në ato vende ku këtë vit pritet të mbahen zgjedhje të rëndësishme si Francë, Gjermani dhe së fundi Britani.

Besohet se rrjeti social ka luajtur rol të rëndësishëm në zgjedhjet Amerikane por edhe referendumin Britanik. Facebook ka pranuar se në sajtin e tij ka propagandë politike.

Edhe pse nuk ka pranuar akuzat, në një farë mënyre rrjeti social është i ndërgjegjshëm se disa përmbajtjet duhet të adresohen. Krijuesit e lajmeve të rreme bëjnë para nga klikimet dhe reklamat që faqet e tyre bartin. Facebook dhe Google kanë premtuar luftë të ashpër ndaj tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefonët me palosje do të arrijnë në 30 milionë deri më 2023

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>