Lajmet

Facebook gjobitet 2.3 milion dollarë për shkelje të ligjit të gjuhës së urrejtjes të Gjermanisë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Korrik 2019
0
Facebook gjobitet 2.3 milion dollarë për shkelje të ligjit të gjuhës së urrejtjes të Gjermanisë

Autoritetet gjermane thanë ditën e Enjte që kanë gjobitur Facebook me një gjobë 2.3 milion dollarë për shkelje të ligjit të gjuhës së urrejtjes të vendit, duke pretenduar se rrjeti social raportoi ankesa për përmbajtje të paligjshme.

Zyra Federale e Drejtësisë tha në një njoftim për shtyp që një raport transparence që Facebook publikoi për gjashtëmujorin e parë të 2018-ës përfshinte vetëm “një pjesë të vogël të ankesave mbi përmbajtjen e paligjshme”.

Raporti i kompanisë ishte gjithashtu jo i plotë pasi nuk përmbante informacione të mjaftueshme mbi mënyrën se si rrjeti social menaxhon ankesat e paligjshme.

Nën ligjin e Gjermanisë, që quhet Akti i Zbatimit të Rrjetit, kompani të mediave sociale si Facebook kërkohet që të raportojnë një detajim çdo gjashtëmujor mbi mënyrën se si menaxhohen ankesat mbi përmbajtjet e paligjshme.

Gjoba është vetëm një pjesë shumë e vogël e parave që Facebook fiton çdo çerek-vit nga reklamat. Nga Janari në Mars, Facebook kishte 15.08 miliard dollarë të ardhura nga shitjet.

Megjithatë, gjoba nga Gjermania nxjerr në pah se si Facebook është nën shqyrtim nga rregullatorët pas një serie skandalesh të privatësisë, sigurisë dhe moderimit të përmbajtjes. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Operatorët celularë pothuajse dyfishojnë çmimet e paketave javore

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>