Lajmet

Facebook hedh hapin e parë drejt integrimit me Instagram dhe WhatsApp

Publikuar , 08 Shkurt 2019
0
Ditën e Enjte Facebook tha se bizneset dhe organizatat që përdorin Facebook Pages do të mund tu përgjigjen Mesazheve Direkte të Instagram nga posta e faqes së Facebook. Facebook hedh hapin e parë drejt integrimit me Instagram dhe WhatsApp

Ditën e Enjte Facebook tha se bizneset dhe organizatat që përdorin Facebook Pages do të mund tu përgjigjen Mesazheve Direkte të Instagram nga posta e faqes së Facebook.

Lëvizja është pjesë e përpjekjeve të Facebook për të unifikuar shërbimet e komunikimit në disa platforma.

Eksperienca e re e thjeshtuar e komunikimit u prezantua ditën e Enjte në Samitin e Komuniteteve mbajtur në zyrat qendrore në Kaliforni.

Përveçse ftoi liderët e grupeve komunitare, rrjeti social për herë të parë thirri edhe liderët e bizneseve dhe organizatave lokale.

Gjigandi i rrjetit social gjithashtu lançoi një program pilot ku grupet dhe markat mund të bashkëpunojnë. Gjithashtu zgjeroi disponueshmërinë e abonimeve të grupeve për më shumë partnerë duke u dhënë mundësi të fitojnë.

Ekzekutivi Zuckerberg tha se unifikimi i shërbimeve të komunikimit të Facebook është pjesë e një strategjie afatgjatë që vijon përtej 2020.

Facebook gjithashtu po ndërton Marketplace në vende të ndryshme në mbarë botën si funksion për të shitur nga përdoruesi tek tjetri.

Por në shumë prej vendeve ku është lançuar platforma WhatsApp është aplikacioni më popullor i komunikimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Spotify ka 100 milionë përdorues me pagesë

Lajmet e fundit>