Blog

Facebook humbet vlerën e aksioneve në bursë

Mar 20 2018
0 Shpërndarje
The Guardian dhe New York Times raportuan të shtunën se Cambridge Analytica ka aksesuar të dhëna të mbi 50 milion përdorues të Facebook Facebook humbet vlerën e aksioneve në bursë

Çmimi i aksioneve të gjigantit Facebook ka pësuar rënie të ndjeshme me 4% si pasojë e lajmit që u publikua së fundmi mbi kompaninë e studimeve politike Cambridge Analytica, ku thuhet se ka përdorur ilegalisht të dhënat e 50 milionë profileve përdoruesish.

Ligjvënësit e SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar janë duke ekzaminuar Facebook dhe rolin që ai ka në zgjedhje. Rrjeti social më i famshëm është nën presion të vazhdueshëm në lidhje me mënyrën se si përdoren të dhënat dhe manipulohen për të targetuar reklama fushatash elektorale.

The Guardian dhe New York Times raportuan të shtunën se Cambridge Analytica ka aksesuar të dhëna të mbi 50 milion përdorues të Facebook gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016 në Amerikë, pa marrë lejen e përdoruesve. Ky informacion u përdor më pas për reklamat e fushatës zgjedhore. Madje, një ish punonjës i Cambridge America e konfirmoi dhe e përforcoi këtë detaj.

Mendohet se kompania ka bashkëpunuar me një qendër studimore në universitetin e Cambridge për të kryer një studim në 2014 i cili konsistonte në analizën e pëlqimeve të njerëzve në Facbook. Në këtë mënyrë ishte krijuar një database me të dhëna për 270,000 përdorues dhe gjithashtu shokët e tyre në Facebook. Facebook u vu në dijeni të këtij procesi dhe u kërkoi të fshinin këto të dhëna, por ata nuk e bënë këtë gjë dhe vazhduan ti mbanin.

Përfaqësuesit e Analytica vazhdojnë të mohojnë vjedhjen e të dhënave dhe shtoi se i ka shkruar Mark Zuckerberg në lidhje me këtë çështje, por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>