Lajmet

Facebook i shpall luftë vlerësimeve të rreme dhe me pagesë në platformë

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Qershor 2022
Përdoruesit nuk mund të postojnë vlerësime të rreme me qëllim që të marrin vakte falas nga një restorant apo favore të tjera duke dhënë opinione të mira për një produkt. Facebook i shpall luftë vlerësimeve të rreme dhe me pagesë në platformë

Facebook ka ndërmarrë hapa kundër vlerësimeve të rreme prej kohësh po tani ka vendosur të formalizojë qëndrimin. Kompania mëmë Meta ka përditësuar politikën e saj të përshtypjes së komunitetit për të ndaluar fenomemin e vlerësimeve të rreme dhe me pagesë në platformë.

Përdoruesit nuk mund të postojnë vlerësime të rreme me qëllim që të marrin vakte falas nga një restorant apo favore të tjera duke dhënë opinione të mira për një produkt.

Politika e ndryshuar ndalon vlerësimet spam. Meta mund të heqë këto vlerësime që shkelin politikën dhe rezervon të drejtën për të bllokuar aksesin në disa apo të gjitha produktet e saj.

Ata që shkelin politikën në mënyrë të vazhdueshme, mund tu mbyllen llogaritë në Facebook dhe bizneset mund të humbasin aksesin në listimet e produkteve të tyre.

Vitin e kaluar Facebook tha se kishte fshirë 16 mijë vlerësime të rreme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shfletuesi i kriptomonedhave vjen në iPhone

Tags >

Facebook