Lajmet

Facebook injoroi trafikimin e qenieve njerëzore në platformë derisa Apple e kërcënoi me bllokim

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Shtator 2021
Dokumente të brendshme tregonin se Facebook kishte informacion dhe kishte hetuar prej kohësh zinxhirët e trafikimit të qënieve njerëzore kohë përpara se BBC të publikonte hetimin. Facebook injoroi trafikimin e qenieve njerëzore në platformë derisa Apple e kërcënoi me bllokim

Apple kërcënoi ne bllokim të Facebook në iPhone pasi një hetim gjeti se aplikacionet e rrjetit social më të madh në botë përdoreshin për trafikim që qenieve njerëzore.

Zbulimi bëri që Apple ti dërgonte disa paralajmërime Facebook dhe Instagram duke i kërcënuar me përjashtim nga App Store nëse nuk ndalonin këtë praktikë.

Acarimi i marrëdhënieve mes dy kompanive nisi në 2019-ën kur BBC raportoi se trafikantë të qenieve njerëzore në Lindjen e Mesme përdornin aplikacionet e Facebook për të shitur viktimat.

Hashtaget e përdorura prej trafikantëve në Arabinë Saudite dhe Kuvajt përmbanin reklama për blerje dhe shitje të qenieve njerëzore kundër vullnetit të tyre.

Gratë shiteshin për ca mijëra dollarë dhe kategorizoheshin sipas racës ndërsa të drejtat e tyre më themelore njerëzore abuzoheshin. Në përgjigje të hetimi Apple i tha Facebook do të përjashtonte aplikacionet nëse nuk ndërmerr veprime.

Kërcënimi i Apple në drejtim të Facebook doli së fundi në dritë nga një raport i Wall Street Journal.

Dokumente të brendshme tregonin se Facebook kishte informacion dhe kishte hetuar prej kohësh zinxhirët e trafikimit të qenieve njerëzore kohë përpara se BBC të publikonte hetimin.

Sipas Wall Street Journal, Facebook kishte ndërmarrë thuajse zero veprim për të bllokuar postimet, llogaritë e përmbajtjet e tyre deri në momentin që Apple ndërhyri. Një informacion i publikuar më herët sugjeronte se Facebook duhej të mbante një qëndrim jo shumë agresiv ndaj paralajmërimeve në gjuhën Arabe.

Kjo bëhej me qëllim që rrjeti social të mos largonte blerësit potencialë të shërbimeve dhe produkteve të kompanisë.

Në përgjigje të këtij dokumenti Facebook reagoi duke thënë se kompania ndalon çdo aktivitet të tillë. Prej vitesh Facebook tha se ka luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në platformë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sistemi operativ i Huawei po vjen tek smartfonët