Lajmet

Facebook, Instagram dhe WhatsApp mund të pajisen me funksionalitete ekskluzive me pagesë

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Shtator 2022
Meta po krijon një divizion të ri quajtur New Monetization Experiences që do të fokusohet vetëm tek funksionalitetet me pagesë për aplikacionet e kompanisë sipas një memoje raportuar nga The Verge. Facebook, Instagram dhe WhatsApp mund të pajisen me funksionalitete ekskluzive me pagesë

Facebook, Instagram dhe WhatsApp së shpejti mund të kenë funksionalitete të avancuara vetëm për ata përdorues të gatshëm të paguajnë për to.

Meta po krijon një divizion të ri quajtur New Monetization Experiences që do të fokusohet vetëm tek funksionalitetet me pagesë për aplikacionet e kompanisë sipas një memoje raportuar nga The Verge.

Edhe pse Facebook dhe Instagram kanë një numër funksionalitetesh me pagesë për të joshur krijuesit si eventet me pagesë apo produkte të ndryshme abonimi, mesa duket divizioni i ri i Meta do të jetë i ndarë nga këto iniciativa.

Nuk është e qartë për çfarë produktesh me pagesë do të merret konkretisht, por një ekzekutiv i kompanisë tha se Meta po ndjek zhvillimet tek rivalët si Twitter, Snapchat dhe Telegram që së fundi kanë lançuar abonime me pagesë për funksionalitete ekskluzive.

Një abonim do të ishte një burim i ri të ardhurash përtej reklamimit. Biznesi multi-miliardë dollarësh i kompanisë ka marrë një goditje që kur iOS solli kontrolle të reja privatësie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook i shpall luftë vlerësimeve të rreme dhe me pagesë në platformë