Lajmet

Facebook, Instagram dhe Whatsapp pësojnë ndërprerje për përdoruesit në gjithë botën

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Prill 2019
0
Facebook, Instagram dhe Whatsapp pësojnë ndërprerje për përdoruesit në gjithë botën

Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë pasur disa probleme këtë mëngjes për përdoruesit nga e gjithë bota.

Facebook dhe Instagram është e pamundur të aksesohen, ku faqja e lajmeve refuzon të rifreskojë të dhënat, ndërsa domaini kryesor Facebook.com është i padisponueshëm.

Mesazhet në Whatsapp nuk dërgohen apo mbërrijnë. Përdoruesit kanë shprehur shqetësimet e tyre në rrjetin social Twitter për këtë problem.

Ndërprerjet kanë filluar rreth orës 6:00 këtë mëngjes. Një keqfunksionim të ngjashëm por shumë më të madh ka pësuar Facebook edhe para një muaji.

Facebook dhe Instagram ishin të pa-aksesueshëm muajin e kaluar, dhe vetëm pas 24 orësh Facebook qartësoi gjithçka.

Facebook fajësoi ndryshimin e konfigurimit të serverit, dhe kërkoi falje për ndërprerjen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  2019 i gjen Shqiptarët në Facebook

Lajmet e fundit>