Lajmet

Facebook ju gjurmon edhe sikur të ç’aktivizoni GPS

Publikuar , 19 Dhjetor 2018
0
Nuk ekziston një mënyrë për të parandaluar këtë sipas hulumtueses së sigurisë Aleksandra Korolova. Facebook ju gjurmon edhe sikur të ç’aktivizoni GPS

Facebook mund tu dërgojë përdoruesve reklama sipas vendndodhjes edhe nëse bllokojnë aksesin e GPS nga aplikacioni në fjalë zbuloi një hetim.

Nuk ekziston një mënyrë për të parandaluar këtë sipas hulumtueses së sigurisë Aleksandra Korolova.

Ajo tha se Facebook krijon iluzionin e kontrollit kur në të vërtetë nuk ua jep përdoruesve.

Rrjeti social thotë se u jep përdoruesve kontroll mbi informacionin e tyre e ndërsa për një pjesë e tyre kjo është e vërtetë, përdoruesit nuk e ndalojnë dot Facebook së gjurmuari vendndodhjen e tyre.

Sipas Korolova Facebook mëson vendndodhjen e përdoruesve nga adresa IP, Wi-Fi ose të dhënat e Bluetooth.

Megjithatë rrjeti social i kontaktuar mohoi të gjurmonte vendndodhjen e përdoruesve nga Wi-Fi dhe e bën këtë vetëm përmes IP ose Check-in.

Korolova tha se Facebook duhet të ofrojë një opsion për ta ç’aktivizuar tërësisht gjurmimin e vendndodhjes. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të çaktivizoni gjurmimin e vendndodhjes suaj nga Facebook

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>