Biznes

Facebook ju ka ofruar publikuesve miliona dollarë në këmbim të përmbajtjeve të tyre

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Gusht 2019
0
Planet për një tab të dedikuar lajmesh u zbuluan nga Mark Zuckerberg në fillim të këtij viti, pak pasi Apple lançoi shërbimin me pagesë të lajmeve. Facebook ju ka ofruar publikuesve miliona dollarë në këmbim të përmbajtjeve të tyre

Facebook por përgatitet për të lançuar një panel të dedikuar lajmesh duke u ofruar publikuesve marrëveshje miliona dollarëshe sipas The Wall Street Journal.

Rrjeti social mësohet tu ketë thënë publikuesve është gati tu paguajë deri në 3 milionë dollarë në vit për të licencuar përdorimin e përmbajtjeve të tyre në këtë seksion dhe burimet e WSJ thanë se mund të debutojë këtë Vjeshtë.

Sipas gazetës Amerikane Facebook është takuar me ABC News, the Washington Post, Bloomberg e shumë të tjerë për tu dhënë ofertën e tyre.

Nuk dihet sesa prej publikuesve kanë pranuar ofertën e Facebook por sipas raportimeve bëhet fjalë për një marrëveshje 3-vjeçare.

Planet për një tab të dedikuar lajmesh u zbuluan nga Mark Zuckerberg në fillim të këtij viti, pak pasi Apple lançoi shërbimin me pagesë të lajmeve.

Atë kohë u tha se shërbimi do të ishte falas për tu përdorur edhe pse Facebook është gati ti paguajë publikuesit për përmbajtjet e tyre.

Bazuar në raportin e WSJ, tabi mund të ofrojë një miks artikujsh të plotë por edhe pjesëza. Publikuesit mund të zgjedhin nëse duan të publikojnë lajmet e plota apo vetëm një titull apo pjesë të shkurtër së bashku me një link në uebsajtet e tyre. Zgjedhja e fundit do të dërgonte trafikun në domanin e tyre edhe pse Facebook do të paguante më tepër që lexuesit të ngeleshin në platformë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Monedha e Facebook pjesë e diskutimeve të ministrave të financave të G20-ës

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>