Lajmet

Facebook ju tregon arsyen rreth reklamave që ju shfaqen

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Korrik 2019
0
Mbase më e rëndësishmja Facebook do ti ndihmojë përdoruesit duke u dhënë mundësinë të zgjidhin reklamat që duan të shohin në të ardhmen. Facebook ju tregon arsyen rreth reklamave që ju shfaqen

Gjasat janë që një reklame rreth një produkti që nuk u intereson fare tu shfaqet në Facebook-un tuaj. Rrjeti social dëshiron tu japë më shumë qartësi përdoruesve rreth arsyes pse shohin disa reklama specifike.

Në të kaluarën përdoruesit mund të klikonin “Why am I seeing this ad?” por përgjigja ishte thuajse e pavlerë. Facebook ka vendosur të ndajë arsyetim më të detajuar si çfarë interesash tuaja përputhen me reklamën specifike.

Why Am I Seeing This Ad?

Gepostet von Facebook am Mittwoch, 10. Juli 2019

Kompania do të zbulojë se nga i ka ardhur informacioni juaj si përshembull nëse ka vizituar një uebsajt apo pëlqyer një faqe.

Nën hapësirën e preferencave të reklamave, përdoruesit do të shohin se cila kompani të palëve të treta kanë ngarkuar listat dhe informacionet e tyre në Facebook.

Ad Preferences

Gepostet von Facebook am Mittwoch, 10. Juli 2019

Mbase më e rëndësishmja Facebook do ti ndihmojë përdoruesit duke u dhënë mundësinë të zgjidhin reklamat që duan të shohin në të ardhmen.

Politikat e reklamimit të Facebook janë një punë në proces e sipër dhe kompania ka punuar për të përmirësuar transparencën rreth tyre sidomos rreth reklamave politike. Në rastin më të keq reklamat në Facebook janë përdorur për të ndërhyrë në zgjedhjet e një vendi tjetër apo nxitur diskriminim. Të paktën sot përdoruesit kanë më shumë kontroll. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Maps vjen me funksionin e fshirjes automatike të historikut të vendodhjes

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>