Lajmet

Facebook ka aksesuar kontaktet e 1.5 milion e-maileve të përdoruesve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Prill 2019
0
Rrjeti social tha se është duke kontaktuar me ata persona kontaktet e të cilëve janë ngarkuar në serverët e kompanisë por gjithashtu përbën skandalin e radhës për një kompani që i kanë munguar probleme të tilla vitet e fundit. Facebook ka aksesuar kontaktet e 1.5 milion e-maileve të përdoruesve

Në Maj të 2016-ës Facebook kishte kërkuar përdoruesve të rinj fjalëkalimet e e-maileve për të verifikuar llogaritë e tyre.

Tashmë sipas Business Insider, nëse përdoruesit i kanë dhënë Facebook fjalëkalimin atë kohë, rrjeti social e ka përdorur për të aksesuar listat e tyre të kontakteve dhe të ngarkojë përmbajtjet e tyre në serverët e saj pa dijeninë e përdoruesit.

Në zëdhënës i rrjeti social tha:

“Kemi gjetur se në disa raste kontaktet e e-mailit të përdoruesit ishin ngarkuar padashje nga Facebook kur krijoheshin llogari të reja. Sipas përllogaritjeve tona, deri në 1.5 milionë njerëz mund të kenë rënë pre e këtij gabimi. Këto kontakte nuk janë ndarë me asnjë tjetër dhe jemi duke i fshirë ato.”

Rrjeti social tha se është duke kontaktuar me ata persona kontaktet e të cilëve janë ngarkuar në serverët e kompanisë por gjithashtu përbën skandalin e radhës për një kompani që i kanë munguar probleme të tilla vitet e fundit.

Ende Facebook nuk shpjegon pse verifikimi me fjalëkalimin e e-mailit ishte aplikuar. E gjitha që rrjeti social thotë janë justifikime për skeptikët e praktikave dhe premtimeve të një kompanie përfshirë në skandale privatësie të padëgjuara nga të tjerët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook nuk është më një prej 10 markave më me vlerë në botë

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>