Blog

Facebook ka financuar një studim për leximin e trurit të njeriut

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Korrik 2019
0
Dhe algoritmet arritën të identifikonin përgjigjet e tyre në 61% të rasteve. Shumica e qasjeve në të kaluarën ka qenë tek dekodimi i të folurës. Facebook ka financuar një studim për leximin e trurit të njeriut

Facebook thotë se ka në plan të krijojë një pajisje e cila lejon njerëzit të shkruajnë thjeshtë duke menduar. Rrjeti social ka financuar një studim i cili ka zhvilluar algoritme machine-learning të aftë të shndërrojë aktivitetin e trurit në të folur.

Studimi është realizuar me disa njerëz që vuanin nga epilepsia të cilët kishin në trurin e tyre elektroda për të asistuar gjatë kalimit të gjendjes epileptike gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Facebook shpreson se do të krijojë një pajisje e cila mund të përpunojë 100 fjalë në minutë. Hulumtuesit e Universitetit San Francisco të Kalifornisë u kërkuan pacientëve tu përgjigjen disa pyetjeve të thjeshta me zë të lartë dhe sipas një radhitjeje të rastësishme.

Dhe algoritmet arritën të identifikonin përgjigjet e tyre në 61% të rasteve. Shumica e qasjeve në të kaluarën ka qenë tek dekodimi i të folurës.

Hulumtuesit shpresojnë që të arrijë një kohë reale dekodimi prej 100 fjalësh për minutë me një fjalor prej 1,000 fjalësh dhe marxhinë gabimi prej 17%.

Edhe kompania e Elon Musk, Nuralink, ka aplikuar pranë autoriteteve rregullatorë Amerikane për leje që të testojë pajisjen e hakimit të trurit të njeriut. Disa besojnë se është kohë që këto tentativa të ndërpriten për të mos shkelur kufijtë e etikës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  8 shtojcat në Chrome dhe Firefox që kanë vjedhur të dhëna nga miliona përdorues

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>