Lajmet

Facebook ka fshirë 7 milionë postime të rreme për Covid-19

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Gusht 2020
0
Pavarësisht përpjekjeve informacionet në rrjete sociale si Facebook dhe Instagram kanë lulëzuar gjatë pandemisë. Facebook ka fshirë 7 milionë postime të rreme për Covid-19

Mesa duket në rrjetin social Facebook ka pasur keqinformime të shumta rreth pandemisë së koronavirusit sepse mes periudhës Prill-Qershor rrjeti social ka fshirë 7 milionë postime të rreme për Covid-19.

Gjithashtu 98 milionë postime të tjera janë etiketuar të konsideruara si të rreme nga kontrolluesit e fakteve por nuk kanë qenë në nivelin e fshirjes së menjëhershme.

Facebook zakonisht nuk jep statistika të dezinformimit por në rastin e Covid-19 e konsideruar si situatë e jashtëzakonshme kompania veproi ndryshe.

Rrjeti social ka fshirë postime të cilat përhapin pretendime të rreme rreth kurave ose trajtimeve të Covid-19 si dhe informacioneve se organizatat e shëndetësore e kanë gabim.

Pavarësisht përpjekjeve informacionet në rrjete sociale si Facebook dhe Instagram kanë lulëzuar gjatë pandemisë.

Në Maj një video virale pretendonte se maskat i bëjnë njerëzit të sëmurë dhe se koronavirusi është krijuar në një laborator. Një video tjetër që pretendonte se hidroksiklorina është kurë për Covid-19 kishte marrë 20 milionë shikime në një ditë të vetme përpara se Facebook ta fshinte.

Madje rrjeti social ka fshirë edhe postimet e presidentit Amerikan Donald Trump lidhur me Covid-19. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple vë gjithë zinxhirin e prodhimit në shërbim të luftës ndaj COVID-19