Lajmet

Facebook ka gjurmuar përdoruesit edhe jashtë sajtit

Apr 17 2018
0 Shpërndarje
Lajmi vjen në një kohë kur rrjeti social përballet me një padi në Kalifoni për lançimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës në SHBA. Facebook ka gjurmuar përdoruesit edhe jashtë sajtit

Facebook sot publikoi më shumë informacion për mënyrën se platforma e medias sociale ka gjurmuar përdoruesit jashtë sajtit pasi ekzekutivi nuk u përgjigj pyetjeve të ngjashme përballë Kongresit.

Në një postim në blog, menaxheri i produktit të Facebook David Baser tha se kompania kishte gjurmuar përdoruesit për tre arsye: për tu ofruar shërbime direkt, për të siguruar sajtin dhe përmirësuar produktet dhe shërbimet.

Megjithatë përdoruesit nuk ishin paralajmëruar asnjëherë nga kompania për diçka të tillë.

Lajmi vjen në një kohë kur rrjeti social përballet me një padi në Kaliforni për lançimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës në SHBA.

Konkretisht funksionaliteti i etiketimit të njerëzve në foto kërkonte implementimin e teknologjisë, por një padi e dërguar në drejtim të Facebook thotë se kjo teknologjik shkel ligjin e atij shteti. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>