Lajmet

Facebook ka marrë 28,714 kërkesa për informacion nga qeveritë gjatë gjysmës së dytë të 2013-ës

Publikuar , 12 Prill 2014
0
Facebook ka marrë 28,714 kërkesa për informacion nga qeveritë gjatë gjysmës së dytë të 2013-ës

fb-786x305Rrjeti social Facebook ka zbuluar numrin e kërkesave për të dhëna që i përkasin detyrimeve ligjore të përcaktuara nga agjencitë anë e mbanë botës gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar. Ky numër në total është 28,147. Këto kërkesa kanë prekur pothuaj 38,256 llogari, bëhet e ditur sipas kompanisë në fjalë.

Ngaqë Facebook raportin e parë të këtij lloji e lëshoi në gusht 2013, nuk mund të krahasojmë për të parë sesi janë këto rezultate në raport me ato të viteve të kaluara. Gjithsesi mund të bëhen krahasimin me gjysmën e parë të viit 2013, si dhe të kemi një pasqyrë të qartë të të dhënave të gjithë vitit.

Të dhënat për gjysmën e dytë të vitit të kaluar janë më të larta sesa ato krahasuar me 6 muaj më parë (25,607 kërkesa që prekin 37.954 llogari). Për të gjithë vitin e kaluar, Facebook kishte 53,754 kërkesa nga qeveritë e vendeve të ndryshme, duke prekur 66,101 llogari.

Facebook nuk bëri të ditur vetëm raportin e kërkesave për informacion, por gjithashtu edhe kërkesave për largimin e përmbajtjeve të ndryshme, që mund të shkelin ligjet lokale. Arsyetimi i kompanisë për këtë ndryshim është i hapur: “Misioni i Facebook-ut është që t’ju japë njerëzve pushtetin për të shpërndarë, dhe për ta bërë botën më të hapur dhe ndërlidhur. Nganjëherë, ligjet e një vendi bien në kundërshti me këtë mision, duke limituar përmbajtjen që mund të shpërndahet.”

Sido që të jetë ky qëndrim, qoftë për largimin e përmbajtjeve apo thjesht informacionin e llogarive, Facebook thotë se ata rishikojnë çdo kërkesë për tu siguruar se do të jetë legale. Pothuaj siç çdo firmë tjetër teknologjike, kompania tërheq çdo përmbajtje që bie në kundërshtim me ligjin dhe standardet e caktuara ligjore. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samourai Wallet, portofoli i monedhave kriptografike detyrohet nga Google të heqë funksione sigurie

Lajmet e fundit>