Lajmet

Facebook ka mbyllur 800 faqe spami me sfond politik

Oct 12 2018
0 Shpërndarje
Por aksioni ka ngjallur edhe kritika për disa llogari të cilat besohet se u përkisnin aktivistëve të ligjshëm. Facebook ka mbyllur 800 faqe spami me sfond politik

Facebook ka mbyllur mese 800 faqe dhe llogari të cilat përfitonin financiarisht përmes spam-it me sfond politik.

Në një postim në blog Facebook tha se 559 faqe dhe 251 llogari të cilat kanë abuzuar me rrjetin social duke i nxitur njerëzit të vizitojnë faqet e tyre për të bërë para nga reklamimi janë mbyllur.

Mashtruesit tashmë nuk dërgojnë mesazhe rreth fatkeqësive apo personave të famshëm por përdorin politikën për të gjeneruar sa më shumë trafik.

Por aksioni ka ngjallur edhe kritika për disa llogari të cilat besohet se u përkisnin aktivistëve të ligjshëm.

Facebook tha se ka mbyllur faqet e krijuara nga llogari të rreme së bashku me këto të fundit.

Edhe pse ka vuajtur në të kaluarën të zbulojë faqet dhe llogaritë e rreme, kompania tha se duke analizuar sjelljen e secilës prej faqeve dhe cila prej tyre përdorte llogari të rreme kishte gjetur faqet që synonin të përfitonin me klikime.

Washington Post tha se disa llogari të cilat janë eliminuar kanë qenë pjesë e Facebook prej vitesh dhe janë ndjekur nga miliona njerëz.

Një aktivist për Washington Post thoshte se nuk kishte pasur ndonjëherë një blog për këtë qëllim dhe kërkoi nga rrjeti social që të shpjegojë se ku ka abuzuar me platformën në mënyrë që faqja ti rikthehet. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>