Siguri

Facebook ka mungesa në privatësi!

Publikuar , 20 Korrik 2009
0
Facebook ka mungesa në privatësi!

“Është e qartë se siguria e informacionit duhet të jetë një nga prioritetet për rrjetin e Facebook, dhe megjithatë gjejmë mungesa serioze të privatësisë në mënyrën e operimit të këtij institucioni”,- tha komisionerja e privatësisë Jennifer Stoddart në raportin e saj të investigimit mbi Facebook.

Raporti tha se Facebook thyen ligjet e privatësisë së shtetit kanadez, duke mbajtur informacionet personale të njerëzve që tashmë i kanë çaktivizuar llogaritë e tyre në rrjet përfundimisht.

Ajo jep informacion të paqartë mbi praktikat e ruajtjes së informacionit personal, për shembull në tregimin e mënyrës së çaktivizimit të llogarisë së përdoruesve, por jo për fshirjen e informacioneve të tyre.

Facebook tha për komisioneren se duhej të ruante të dhënat personale për arsye se afro gjysma e përdoruesve e riaktivizonin sërish llogarinë e tyre në Facebook. Ata nuk bënë komente të tjera të menjëhershme, por raporti thoshte se Facebook kundërshtonte fuqimisht konkluzionet paraprake të komisioneres.

Facebook ka rreth 200 milionë përdorues aktivë, duke përfshirë rreth 12 milionë në Kanada, që do të thotë më shumë se një në tre kanadezë.

Stoddart tha gjithashtu se Facebook nuk kishte siguri të mjaftueshme për të ndaluar përdorimin e të dhënave nga palë të treta, siç janë kompanitë zhvilluese të internetit që numërojnë rreth 950,000 në 180 shtete.

Ajo tha se Facebook kishte zgjidhur disa nga problemet e mëparshme dhe i dha rrjetit 30 ditë kohë për t’u adaptuar ndaj “rekomandimeve” të saj.

Hetimi nisi në kuadër të ankesës së Trupit Kanadez të Politikave të Internetit, të universitetit të Ottawa-s. Stoddart zotëron fuqinë t’i kërkojë gjykatave kanadeze të fusin në përdorim me forcë rekomandimet e saj. / Nga Randall Palmer / g.agon / 18 korrik 2009

LEXO EDHE:  Ja sesi hakerët kanë përdorur teknologjinë e Apple për të shpërndarë aplikacione të piratuara

Lajmet e fundit>