Biznes

Facebook ka vendosur të shtyjë lançimin e video-reklamave deri në vitin 2014

Publikuar , 27 Tetor 2013
0
Facebook ka vendosur të shtyjë lançimin e video-reklamave deri në vitin 2014

vide ads fbPara disa muajsh Facebook ka prezantuar planet e lançimit të video-reklamave për reklamuesit. Së fundmi është raportuar se kompania do të shtyjë lançimin e tyre deri në në vitin 2014.

Sipas faqes së publikimit të lajmeve teknologjike AllThingsD, rrjeti social po tregohet i kujdesshëm për të shmnagur mërzitjen e 1.15 miliard përdoruesve, sidomos duke marrë parasysh se këta të fundit nuk do të kenë mundësi të ndalojnë videot nëse nuk janë të interesuar. Video-reklamat do të hapen automatikisht sapo të shfaqen.

AllThingsD ka raportuar se Facebook-u po përpiqet të përmirësojë këtë produkt të ri dhe aktualisht po vlerëson mënyrën e ndërveprimit të përdoruesve me videot e tjera në këtë rrjet social.

Përflitet se video-reklamat do të kushtojnë 2 milion $/ditë për reklamuesit që duan të publikojnë produktet e tyre ndaj grupit më të kërkuar të përdoruesve që i përkasin moshës 18 deri në 54 vjet.

Thuhet se video-reklamat do të kenë një limit prej 15 sekondash ose më pak dhe ka mundësi që në një të ardhme të aktivizohen edhe në Instagram. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Huawei: Kemi nënshkruar 25 kontrata për teknologjinë 5G

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>