Lajmet

Facebook kërkon që përdoruesit e iPhone dhe iPad të pranojnë gjurmimin

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Shkurt 2021
Funksioni i ri App Tracking Transparency pritet të hyjë në fuqi në Pranverën e 2021 i cili do tu kërkojë përdoruesve të aprovojnë ose jo gjurmimin nga reklamuesit. Facebook kërkon që përdoruesit e iPhone dhe iPad të pranojnë gjurmimin

Facebook lançoi një fushatë njoftimesh tek përdoruesit e iPhone dhe iPad duke ju kërkuar që të lejojnë gjurmimin e aktivitetit të tyre në aplikacione dhe ueb nga rrjeti social.

Sipas Facebook duke lejuar gjurmimin ato do të marrin reklama më të personalizuara. Facebook nuk është aspak i kënaqur me masat e reja kundër gjurmimit nga Apple.

Funksioni i ri App Tracking Transparency pritet të hyjë në fuqi në Pranverën e 2021 i cili do tu kërkojë përdoruesve të aprovojnë ose jo gjurmimin nga reklamuesit.

Facebook po përpiqet të anashkalojë opsionin e ri të Apple duke dërguar një njoftim që nxit përdoruesit të pranojnë gjurmimin. Njoftimi shfaqet përpara paralajmërimit të Apple kur hapni aplikacionin.

Më pas përdoruesit mund të zgjedhin për të lejuar ose bllokuar gjurmimin. Rrjeti social Facebook është shprehur disa herë se politikat e reja të iOS 14 janë të dëmshme dhe kanë impakt negativ për bizneset e vogla duke vënë në kërcënim lirinë në internet.

Madje thotë se reklamat që do tu shfaqen përdoruesve tani nuk do të jenë të personalizuara sipas nevojave të tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sega dhe Microsoft bashkëpunim për krijimin e superlojërave