Lajmet

Facebook krijon fusha veprimi për zhvilluesit e Android dhe iOS

Publikuar , 22 Gusht 2013
0
Facebook krijon fusha veprimi për zhvilluesit e Android dhe iOS

facebook androidFacebook prezantoi të martën një shtesë për ambientin e tij zhvillues në Android që i lejon përdoruesit e aplikacionit të ndajnë burime të ndryshme në rrjetin social pa patur nevojë të regjistrohen në rrjet.

Zhvilluesit mund të shtojnë tani linja kodi në aplikacionin e tyre që i jep mundësi përdoruesit të kalojnë përmbajtjen nga aplikacioni në faqen e tyre të Facebook-ut.

Nëse një përdorues është i regjistruar në Facebook nga telefoni i tij nuk ka nevojë që të regjistrohet përsëri për të ndarë përmbajtje të ndryshme, apo të etiketojnë miqtë e tyre .

Facebook prezantoi të njëjtën gjë për iOS në prill të këtij viti. Prezantimi i kësaj shtese edhe për Android do të sjellë një konkurrencë të drejtë midis iOS dhe Android, deklaroi Facebook.

“Ne jemi të fokusuar të ofrojnë produktet më të mira dhe mjetet më të mira për të ndihmuar në krijimin e aplikacioneve më të mira të mundshme për të gjitha pajisjet apo platformat” – shkruan Chris Lang, inxhinier softuerësh në Facebook.

Facebook gjithashtu konfirmoi se 73% e 100 aplikacioneve më të mira të Android janë të integruara me platformën dhe shpresojmë që kjo shtesë ta rris këtë numër, tha zëdhënësi i rrjetit social më të madh në botë, Facebook. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Nga data 1 Gusht Google Play nuk do të pranojë disa lloje aplikacionesh

Lajmet e fundit>