Lajmet

Facebook kufizon ridërgimin e mesazheve në Messenger

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Shtator 2020
Facebook aktualisht ështën nën presion për të luftuar dezinformimin për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe zgjedhjeve të ardhshme të Dhjetorit në SHBA. Facebook kufizon ridërgimin e mesazheve në Messenger

Në një tjetër përpjekje për të luftuar dezinformimin, rrjeti social Facebook prezantoi një limit të ri për ridërgimin e mesazheve në Messenger.

Tani një mesazhe mund të ridërgohet vetëm tek pesë persona ose grupe në Messenger. Rrjeti social thotë se kjo do të ndalojë përhapjen e informacioneve të rreme dhe virale.

Aplikacioni në pronësi të Facebook WhatsApp, prezantoi një limit të ngjashëm në muajin Prill dhe thotë se kështu ka kufizuar përhapjen e lajmeve të rreme.

WhatsApp shikoi një rënie me 70% të ridërgimit të mesazheve.

Facebook aktualisht ështën nën presion për të luftuar dezinformimin për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe zgjedhjeve të ardhshme të Dhjetorit në SHBA.

Vetëm ditët e fundit Facebook kishte eliminuar 7 milionë postime me informacione të rreme të Covid-19, përfshirë edhe postime të presidentit Trump. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple duke zhvilluar një bateri të jashtme magnetike për iPhone