Lajmet

Facebook lançon një aplikacion për çiftet

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Prill 2020
0
Tuned aktualisht është aplikacioni i 872 më i shkarkuar në SHBA dhe 550 në Kanada në kategorinë e rrjeteve sociale të App Store. Facebook lançon një aplikacion për çiftet

Rrjeti social Facebook lançoi ditën e Marte një aplikacion të ri social quajtur “Tuned” dhe është krijuar për çiftet të cilat mund të bisedojnë, ndajnë foto e muzikë dhe të kenë një hapësirë kujtimesh mes tyre.

Aplikaiconi aktualisht ofrohet vetëm për iOS në SHBA dhe Kanada. Ekipi i NPE pranë Facebook e përshkruan aplikacionin si një hapësirë private ku ju dhe gjysma tjetër e pandashme mund të jeni vetvetja.

NPE është një ekip i cili krijon dhe zhvillon aplikacione eksperimental. Në Shkurt po të këtij viti ekipi lançoi aplikacionin e shpërndarjes së fotove dhe videove “Hobbi.”

Tuned aktualisht është aplikacioni i 872 më i shkarkuar në SHBA dhe 550 në Kanada në kategorinë e rrjeteve sociale të App Store.

Në tërësi nuk duket shumë ndryshe nga aplikacionet e rrjetet e tjera sociale ku mund të komunikoni me njëri tjetrin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjenerata e 10-të e procesorëve Intel sjell një model unik për laptopët

Tags >

Facebook