Lajmet

Facebook lançon Qendrën e Transparencës

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Maj 2021
Qendra e Transparencës ofron më shumë informacion rreth politikave të Facebook, sesi janë zhvilluar, përditësuar e aplikuar. Facebook lançon Qendrën e Transparencës

Facebook nuk shquhet si një prej brendeve më transparente por me sa duket kompania kërkon të ndryshojë këtë perceptim.

Rrjeti social lançoi një Qendër Transparence online ku ofron më shumë informacion rreth politikave të saj. Facebook e kishte paralajmëruar një gjë të tillë që prej Shkurtit 2021.

Qendra e Transparencës ofron më shumë informacion rreth politikave të Facebook, sesi janë zhvilluar, përditësuar e aplikuar.

Kushdo mund të vizitojë Qendrën e Transparencës ku rrjeti social ka ndërtuar një faqe të dedikuar për të.

Madje Facebook shpjegon sesi do të luftojë dezinformimin në zgjedhje dhe çfarë është Bordi i Mbikëqyrjes. Vizitorët do të kenë akses në raportet e transparencës që publikon në mënyrë periodike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  FaceTime vjen në Windows dhe Android

Tags >

Facebook