Lajmet

Facebook lancon zyrtarisht Graph Search për të gjithë përdoruesit e versionit anglisht

Publikuar , 10 Gusht 2013
0
Facebook lancon zyrtarisht Graph Search për të gjithë përdoruesit e versionit anglisht

Facebook ka njoftuar se Graph Search do të jetë i disponueshëm për këdo që përdor Facebook në anglisht (versioni amerikan).

Nëpërmjet këtij motori të ri kërkimi përdoruesit do të kenë mundësi të kërkojnë për tema dhe interesa të ndryshme bazuar në lidhjet ekzistuese dhe miqtë e tyre.

Momentalisht përdoruesit mund të kryejnë kërkime vetëm në gjuhën angleze duke shkruar fjali të tilla si p.sh: “Miqtë që jetojnë në qytetin tim”, “Miqtë që kanë shije muzikore të njëjta me mua”.

Kompania e aktivizoi këtë opsion për herë të parë në janar, por ishte i disponueshëm vetëm për një numër të limituar njerëzish. Gjatë prezantimit për herë të parë Mark Zuckerberg është shprehur se Graph Search është në fazat e para të zhvillimit pasi do të duhen shumë vite punë derisa të mundësohet funksionimi i plotë i tij.

Është një projekt me të vërtetë i madh dhe do të duhet shumë kohë derisa të indeksohet harta e plotë e grafit, megjithatë momentalisht mund të përdoret për kërkime të thjeshta.

Edhe në këtë rast një prej problemeve kryesore që shtrohet ka të bëjë me privatësinë pasi përdoruesit janë të shqetësuar në lidhje me ekspozimin e informacioneve personale. Facebook është shprehur se Graph Search është dizajnuar në mënyrë të tillë që njerëzit të mund të shohin vetëm informacionet që shihnin më parë pa cenuar sigurinë e tyre. (PCWorld Albanian)

social fb

LEXO EDHE:  Fitbit i kundërpërgjigjet Apple dhe Samsung me orën e re inteligjente

Lajmet e fundit>