Softuer

Facebook lanson shërbim universal të përkthimit

Publikuar , 08 Tetor 2011
0
Facebook lanson shërbim universal të përkthimit

Shërbimi i ri i fuqizuar nga Bing Translate është shtuar në Facebook për të mundësuar një lehtësim në shijimin e përmbajtjeve publike në Facebook pavarësisht gjuhëve që ju flisni. Tani ju do të shihni një buton “translate” që do të shfaqet përskaj një postimi në një gjuhë të huaj dhe në momentin që e klikoni do të shfaqet një dritare e re me versionin e përkthyer të atij postimi. (kjo veçori e re do të shpaloset gradualisht).

Pavarësisht këtij shërbimi të ri keni parasysh se ashtu si me Google Translate përkthimet mund të mos jenë të sakta por Facebook do të mundësojë sërish ngjashëm si Google Translate që ju të dërgoni përkthimin tuaj duke përshtatur kështu edhe më mirë sistemin e përkthimit. Pasi përdoruesi të ketë gjeneruar përkthimin dhe të jenë pranuar votime të mjaftueshme, Bing Translation do ta zëvendësojë atë dhe do ta shfaq gjithnjë në momentin që dikush klikon butonin “translate” që lidhet me një postim.

Sigurisht shërbimi i ri do të varet edhe nga gjuhët e njohura që keni të vendosura në profilin tuaj, pra praktikisht nëse keni gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze të vendosur në profil si gjuhë të njohura , atëherë sugjerimet për përkthime do të shfaqen në momentin kur për shembull ka ndonjë postim në gjuhën gjermane apo diçka tjetër. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Office 365 jashtë shërbimi në Evropë

Lajmet e fundit>