Lajmet

Facebook largon faqet me “Pëlqimet” mashtruese

Publikuar , 04 Shtator 2012
0
Facebook largon faqet me “Pëlqimet” mashtruese

Facebook gjatë ditës së premte tha që do të pastrojë faqet e “Pëlqimeve” mashtruese që janë injektuar nga mashtruesit për t’iu dhënë profileve një ndjenjë të popullaritetit.

Përdoruesit e Facebookut mund të pëlqejnë faqe, një votë e aprovimit kjo që mund të ndihmojë në zbulimin e brendit të ndërmarrjes tek shokët e përdoruesve dhe të ndërtojë një shtytje përgjatë fushatave të reklamimit.

Megjithë rrjetin e mbyllur të Facebookut që i’u kërkon përdoruesve të regjistrohen duke përdorur identitetin e tyre të vërtetë, rrjeti social është ende duke e përdorur si lodër: përdoruesit mund të pëlqejnë diçka, që pastaj ndonjë softuer keqdashës mund të përdoret për të infiltruar llogaritë dhe mashtruesit e tjerë kanë vendosur bizneset e tyre duke shitur “Pëlqime” në korpusin e shkeljes së rregullave të shërbimit të rrjetit Facebook.

Ky lajmërim vjen teksa Facebook është nën një presion të fuqishëm për të dëshmuar veten si një platformë e fuqishme dhe fitimprurëse me reklama digjitale.

Facebook tha që gjithmonë kishte pasur sistemet për të mënjanuar mashtrimet, por tani ka rritur përpjekjet e veta të automatizuara për ta bërë këtë gjë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  HP prezanton modelet e reja të laptopëve të konvertueshëm Spectre x360

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>