Biznes

Facebook lehtëson punën për ata që kanë celularë të “thjeshtë”

Publikuar , 19 Maj 2010
0
Facebook lehtëson punën për ata që kanë celularë të “thjeshtë”

Faqja e re e emërtuar 0.facebook.com, është një version vetëm tekstual i faqes kryesore të Facebook në internet dhe është dizajnuar veçanërisht për pajisje mobile me bandwidth të limituar tek lidhjet e internet

Faqja e re do të fillojë të ofrohet gjatë ditës së martë në 40 shtete të ndryshime, duke përfshirë Brazilin, Indinë, Indonezinë e Turqinë, por jo në Kosovë, Shqipëri apo ndonjë shtet tjetër të rajonit tonë.

Kjo faqe e re paraqitet si një veprim tjetër i mençur i kësaj kompanie që vazhdimisht po zgjerohet dhe kjo do të kontribuojë padyshim në rritjen e mëtejme të përdoruesve të shërbimeve të Facebook-ut. Diku rreth një çerek i 400 milion përdoruesve të Facebook qasen në këtë shërbim përmes pajisjeve mobile.

Por për të lehtësuar qasjen nga pajisjet mobile, që nuk janë pajisje të shtrenjta si Apple iPhone apo pajisje tjera të bazuara në Google Android, Facebook ka zgjedhur këtë teknikë.

“Konsumatorët e operatorëve pjesëmarrës do të jenë në gjendje të qasen në faqen e re të Facebook pa paguar asnjë centë” thuhet në një deklaratë të Facebook.

0.facebook ka të njëjtat aftësi si faqja standarde e Facebook, duke lejuar që anëtarët të shohin furnizimet me lajme, postimet dhe të dërgojnë mesazhe, por nuk do të përkrahë video apo imazhe.

Kjo marrëveshje nuk bartë terme financiare, dhe të gjitha këto veprime janë bërë në partneritet bilateral me operatorët, të cilët janë pajtuar me kushtet e parashtruara.

LEXO EDHE:  Gjermania jep dritën jeshile për teknologjinë 5G të Huawei

Lajmet e fundit>