Lajmet

Facebook lëshon aplikacion për menaxhim të faqeve nga Androidi

Publikuar , 11 Janar 2013
0
Facebook lëshon aplikacion për menaxhim të faqeve nga Androidi

Njerëzit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mirëmbajnë faqet në Facebook tani mund ta realizojnë këtë proces përgjatë telefonave dhe tabletëve që përdorin sistemin operativ Android.

Duke debutuar më herët gjatë këtij muaji në Australi, Kanada, Zelandë të Re, aplikacioni, sipas The Next Web, doli në dyqanet në Shtetet e Bashkuara dhe Britani të Madhe gjatë ditës së mërkurë.

Një zëdhënës i rrjetit Facebook tregoi për The Next Web gjatë javës së kaluar që aplikacioni për Android do të jetë “i lëshuar më gjerësisht në javët e ardhshme”.

Për dallim nga profilet personale, faqet në Facebook shpesh përdoren nga bizneset, organizatat dhe figurat publike që kanë diçka për të reklamuar ose shitur dhe që dëshirojnë të tërheqin dashamirës të rinj ose konsumatorë potencialë.

Aplikacioni për Android për menaxhim të faqeve në Facebook ofron shumë veçori

Ju mund të postoni përditësime të reja dhe fotografi dhe t’iu përgjigjeni komenteve të përdoruesve. Ju mund t’iu përgjigjeni porosive private që i janë dërguar faqes suaj.

Ju gjithashtu mund të merrni lajmërime të fundit për ndonjë veprimtari të re që ka ndodhur në faqen tuaj dhe të shihni të dhëna që paraqesin se sa njerëz janë duke e shikuar faqen tuaj. Ju madje mund të menaxhoni shumë faqe nga aplikacioni. Facebook për një kohë të gjatë ka ofruar një aplikacion të ngjashëm për iOS.

Tani është koha kur edhe përdoruesit e sistemit Android mund ta përdorin një aplikacion të tillë. (PC World Albanian)

Facebook app manager

LEXO EDHE:  Audi dhe Huawei bashkëpunojnë në teknologji autonome për makinat

Lajmet e fundit>