Lajmet

Facebook Login tashmë më i sigurt për përdoruesit

Publikuar , 24 Gusht 2013
0
Facebook Login tashmë më i sigurt për përdoruesit

Facebook Login është një funksionalitet i integruar në aplikacionet e ndryshme që lejon përdoruesit të logohen nëpërmjet llogarisë së tyre në Facebook pa qenë e nevojshme që të krijojnë një llogari të re në aplikacionin përkatës.

Si rezultat aplikacionet shfrytëzojnë këtë gjë për të publikuar më vonë në profilet e përdoruesve të ndryshëm që logohen në këtë mënyrë. Përdoruesit prej kohësh kanë shprehur pakënaqësi prandaj Facebook ka njoftuar se ka aplikuar disa ndryshime në lidhje me të drejtat që do të gëzojnë zhvilluesit e aplikacioneve.

Tashmë zhvilluesit nuk do të munden të publikojnë asgjë në profilet e përdoruesve pa kërkuar fillimisht leje tek përdoruesi. Në këtë mënyrë ky i fundit fiton më tepër kontroll mbi postet e publikuara.

Kjo ndarje do të thotë se përdoruesit vërtet mund të përdorin llogarinë e tyre në Facebook si një mënyrë logimi të shpejtë pa u shqetësuar më vonë për publikime të paautorizuara të aplikacioneve.

Ky ndryshim është shumë i rëndësishëm pasi Facebook Login ka një përdorim të gjerë, përdoruesit aksesojnë aplikacionet nëpërmjet Facebook pothuajse 850 milion herë në muaj. (PCWorld Albanian)

facebook login

LEXO EDHE:  Telefonit me palosje të Huawei i është shtuar një kamër e katërt dhe fibra karboni

Lajmet e fundit>