Biznes

Facebook Marketplace ka 1 miliardë përdorues

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Prill 2021
Lajmin e dha vetë ekzekutivi i kompanisë Mark Zuckerberg i cili tha se aktualisht platforma shërben mëse 1 milionë dyqane ku 250 milionë përdorues ndërveprojnë me to. Facebook Marketplace ka 1 miliardë përdorues

Hyrja e Facebook në industrinë e-commerce ka filluar të japë frytet e veta. Facebook Marketplace tashmë numëron 1 miliardë përdorues.

Lajmin e dha vetë ekzekutivi i kompanisë Mark Zuckerberg i cili tha se aktualisht platforma shërben mëse 1 milionë dyqane ku 250 milionë përdorues ndërveprojnë me to.

Zuckerberg tha se e-commerce është bërë shumë më e rëndësishme gjatë pandemisë së Covid-19. Gjithashtu për rrjetin social janë mundësi të arta për të bërë më shumë para.

Rrjeti social gjithashtu publikoi shifrat e financave duke raportuar 26 miliardë dollarë të ardhura, ose rritje me 48% krahasuar me një vit më parë. Edhe numri i përdoruesve aktivë shkoi në 1.88 miliardë çdo ditë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook lançon reklamat në Instagram Reels

Tags >

Facebook