Lajmet

Facebook mbyll një tjetër aplikacion

Publikuar , 25 Janar 2019
0
Megjithatë ky nuk është fundi i Moments. Kompania do të vijojë të ofrojë një mënyrë për të ruajtur kujtimet (memories) në aplikacionin kryesor. Facebook mbyll një tjetër aplikacion

Rrjeti social Facebook tha ditën e sotme se aplikacioni Moments nga 25 Shkurti nuk do të jetë më i disponueshëm.

Nëse keni pasur ndonjë koleksion për të ruajtur, atëherë duhet të kyçeni në në një uebsajt special përpara Majit të 2019-ës për të eksportuar foto dhe videot si album privat në Facebook apo për ti shkarkuar.

Megjithatë ky nuk është fundi i Facebook Moments. Kompania do të vijojë të ofrojë një mënyrë për të ruajtur kujtimet (memories) në aplikacionin kryesor.

Por është fundi i konkurrentit të Google Photos në Android. Mbyllja tregon një anë negative të Facebook, pamundësinë për të tërhequr përdoruesit përtej aplikacioneve kryesore.

Paper, Lifestage dhe tbh janë mbyllur të gjithë në vitet e fundit për shkak të përdorimit të vogël. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Me përjashtim të Bitcoin, Facebook Libra është një hap përpara të gjitha kriptomonedhave të tjera

Lajmet e fundit>