Biznes

Facebook merr 6.8 miliardë dollarë, pas bisedës së Zuckerberg

Publikuar , 19 Shtator 2012
0
Facebook merr 6.8 miliardë dollarë, pas bisedës së Zuckerberg

CEO i ndërmarrjes Facebook, Mark Zuckerberg, mbase duhet të flas më shpesh. Një paraqitje prej 30 minutash në një konferencë për industrinë e teknologjisë gjatë kësaj jave është kthyer në 6.785 miliardë dollarë në vlerën shtesë të tregut për ndërmarrjen e tij.

Aksionet e ndërmarrjes Facebook përfunduan sesion e rregullt të tregimit me ngritje prej 6.2 për qind me 22 dollarë teksa besimi i Wall Street në ndërmarrje vazhdoi të përmirësohej, që kur u bë ndërmarrja Facebook si ndërmarrje publike.

Përparimi i ndërmarrjes Facebook duke paraqitur një shërbim të ri të reklamave që ua mundëson reklamuesve disa rrugë të përmirësuara për t’i arritur konsumatorët në Facebook, po ashtu ndihmoj në përkrahjen e aksioneve të saj, u shprehën analistët.

“Njerëzit janë duke filluar të ndjehen më rehat” tha Arvind Bhatia, që është analist në ndërmarrjen Sterne, Agree & Leach.

Komentet e Zuckerbergut në të cilat ai kishte cekur përparimin e biznesit mobil treguan që Facebook-u do të mund të hynte në tregun e kërkimit dhe shprehu një siguri për përfitim të parave në të ardhmen, me perceptim të përmirësuar të aksioneve, tha Bhatia.

Zuckerberg ka një reputacion për shpenzimin e kohës së tij duke ndërtuar ndërmarrjen nga brenda, në vend se të shkojë dhe ta reklamojë atë tek investitorët. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Për herë të parë në histori autoritetet Amerikane vendosin sanksione ndaj adresave Bitcoin

Lajmet e fundit>