Lajmet

Facebook Messenger lançon Lojërat e Çastit në mbarë botën

Publikuar , 03 Maj 2017
0
Lançuar fillimisht në SHBA në Nëntor, Lojërat e Çastit janë të disponueshme globalisht me 50 titujt nga Pac-Man tek 8 Ball Pool. Facebook Messenger lançon Lojërat e Çastit në mbarë botën Photo Source: Facebook

Duke filluar nga dita e sotme të gjithë mund të luajnë lojëra HTML5 të quajtura “Instant Games” në aplikacionin Facebook Messenger.

Lançuar fillimisht në SHBA në Nëntor, Lojërat e Çastit janë të disponueshme globalisht me 50 titujt nga Pac-Man tek 8 Ball Pool.

Gjithashtu rrjeti social lançoi dy veçori të reja të prezantuara në konferencën F8. Zhvilluesit mund të ndërtojnë robotë të cilët komunikojnë me lojtarët për nivelet dhe shpërblimet.

Si dhe Lojërat e Çastit do të mund të luhen nga disa lojtarë por me turne. Këto lojëra janë dizajnuar për të kaluar kohën kur përdoruesit janë në pritje të një përgjigjeje.

Në 90 ditët e fundit ato janë luajtur mëse 1.5 miliard herë në Shtetet e Bashkuara tha Facebook. Aktualisht nuk janë përfshirë reklama e as kosto shtesë për luajtjen e tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shfaqet një model "Lite" i Pixel 3XL

Lajmet e fundit>