Lajmet

Facebook Messenger sjell një mënyrë argëtuese për të komunikuar

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Korrik 2020
0
Përdoruesit e Facebook mund të ndajnë ekranin me deri në 16 persona në Messenger Rooms në ueb dhe desktop. Facebook Messenger sjell një mënyrë argëtuese për të komunikuar

Herën tjetër që të jeni duke biseduar me video me një mik nga aplikacioni mobil i Facebook Messenger, ju do të mund të ndani ekranin e telefonit. Sot rrjeti social shtoi opsionin “Screen Sharing” për video thirrjet e Messenger në aplikacionet Android dhe iOS.

Ndërsa jeni duke ndarë ekranin gjatë një video thirrjeje në Messenger ju do të mund të shfletoni në albumin e fotografive, të blini online apo të përdorni rrjetin social së bashku. Facebook thotë se kjo është një mënyrë argëtuese për tu lidhur me miqtë dhe familjen.

Përdoruesit e Facebook mund të ndajnë ekranin me deri në 16 persona në Messenger Rooms në ueb dhe desktop. Së shpejti limit i personave në një dhomë do të shkojë në 50 ndërsa Facebook planifikojnë të ofrojmë më shumë kontroll.

Screen Share është i disponueshëm edhe Workplace Rooms ku mbase është edhe më i dobishëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Në Snapchat mund të shndërroni fytyrën në një sticker