Lajmet

Facebook mund të detyrohet të shesë WhatsApp dhe Instagram

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Dhjetor 2020
Lëvizja e Komisionit Federal Tregtar Amerikan dhe 48 prokurorëve të përgjithshëm shihet nga disa analistë dhe ekspertë si një manovër e paprecedentë dhe e vonuar njëherazi. Facebook mund të detyrohet të shesë WhatsApp dhe Instagram

Facebook përballet mbase me rrezikun më të madh ekzistencial ndërsa kompania po përgatitet të luftojë dy padi nga qeveria Amerikane dhe mëse 40 shtete.

Paditë sjellë kundër rrjetit social ditën e Mërkure e akuzojnë kompaninë për përdorimin e fuqisë monopolistike për të thyer dhe nënshtruar rivalët. Nëse paditë shkojnë në favor të autoriteteve, familja e aplikacioneve të Facebook mund të detyrohet të ndahet.

Lëvizja e Komisionit Federal Tregtar Amerikan dhe 48 prokurorëve të përgjithshëm shihet nga disa analistë dhe ekspertë si një manovër e paprecedentë dhe e vonuar njëherazi.

Sulmi ndaj Facebook vjen i dyfishtë, një nga qeveria Amerikane dhe nga një koalicion i përbashkët mes shteteve. Ata akuzojnë rrjetin social se ka krijuar dhe mbajtur pozita monopolistike në treg dhe blerjet kanë qenë të qëllimshme për të dëmtuar konkurrencën dhe mbyllur startupe që mund të ishin bërë konkurrentë të kompanisë.

Paditë sillen rreth dy blerjeve, e Instagram në 2012 për 1 miliardë dollarë dhe WhatsApp në 2014-ën për 19 miliardë dollarë. Së bashku blerjet sollën 4 kompanitë më të mëdha të medias sociale nën kontrollin e Facebook.

Ato shkojnë më thellë duke sulmuar rrjetin social dhe taktikat e tij për të bllokuar softuerë kompetitivë të palëve të treta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zuckerberg bëhet njeriu i tretë më i pasur në botë