Biznes

Facebook mund të krijojë disa versione të Libra mbështetur në monedha të ndryshme si dollar, euro dhe paund

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Tetor 2019
0
Projekti i Facebook është ballafaquar me kritika të shumta dhe largime nga projekti të emrave të mëdhenj si Mastercard dhe Visa. Facebook mund të krijojë disa versione të Libra mbështetur në monedha të ndryshme si dollar, euro dhe paund

Pasi u përball me kritika të shumta rreth projektit të kriptomonedhës Libra, ditën e Diele Facebook tha se mund të përdorë kriptomonedha bazuar në monedha kombëtare si dollari Amerikan.

David Marcus, personi i cili drejton përpjekjet e Facebook në këtë drejtim tha gjatë një seminar bankar se qëllimi kryesor ishte krijimi i një sistemi efikas pagesash që ishte i hapur drejt qasjeve të tjera alternative krahas asaj që ka planifikuar.

“Mund ta bëjmë edhe ndryshe,” tha ai. “Në vend që të kemi një njësi sintetike, mund të kemi një seri stablecoins, ose një stablecoin në dollar, euro, paund etj,” tha Marcus.

Projekti i Facebook është ballafaquar me kritika të shumta dhe largime nga projekti të emrave të mëdhenj si Mastercard dhe Visa.

Stripe, eBay, Bookking dhe PayPal gjithashtu u larguan nga anëtarësia e Libra Association, një organizatë e krijuar për të mbikëqyrur kriptomonedhën Libra.

Ditën e Premte një grup prej 20 liderësh financash ranë dakord të implementojë masa strike për rregullimin e kriptomonedhave si stablecoins.

Marcus insistoi se Facebook ende synon të lançojë Libra në Qershor të 2020-ës por tha se ky objektiv mund të bjerë për shkak të problemeve rregullatorë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  New York Times: Facebook ka ndarë me partnerët mesazhet private të përdoruesve

Lajmet e fundit>