Lajmet

Facebook ndalon mesazhet në aplikacionin mobil, kërkon që të përdoret Messenger-i

Publikuar , 11 Prill 2014
0
Facebook ndalon mesazhet në aplikacionin mobil, kërkon që të përdoret Messenger-i

facebook-messenger-windows-phonePlanet e kompanisë Facebook për t’u bërë një “perandori” e aplikacioneve mobile u bënë edhe më interesante gjatë të mërkurës teksa kompania filloi t’i njoftojë përdoruesit në disa shtete evropiane që më ata nuk do të jenë në gjendje që t’iu dërgojnë shokëve mesazhe përgjatë aplikacionit Facebook.

Ky ndryshim pritet të vijë në dy javët e ardhshme. Përdoruesit do të duhet ta shkarkojnë Messenger-in për iOS ose Android për ta bërë këtë gjë, që është aplikacioni i popullarizuar i kompanisë për biseda. Butoni për porosi do të mbetet në aplikacionin Facebook, por do t’i dërgojë përdoruesit tek aplikacioni Messenger kur të shtypet.

Një zëdhënës i kompanisë Facebook konfirmoi për The Verge që ky ndryshim nuk është thjesht provë, por do të jetë i pranishëm në secilin vend. Sidoqoftë, janë disa përjashtime ndaj rregullit të ri. Së pari, pajisjeve jo edhe aq të avancuara që kanë sistemin Android e që kanë kufizime në memorie nuk do t’iu kërkohet që ta shkarkojnë Messenger-in.

Së dyti, përdoruesit e Windows Phone dhe tabletëve ende do t’i shohin porositë brenda aplikacioneve të tyre Facebook. Së treti, dërgimi i porosive do të mbetet për momentin, brenda Paper, që është aplikacioni i lëshuar së fundi nga kompania për lajme. Mund të supozojmë që Facebook dikur do të përditësojë aplikacionet e përmendura për të larguar veçorinë e dërgimit të porosive – ndoshta nëse dhe kur Messenger të lëshohet për tabletë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  A e dinit se Facebook ka mesazhe sekrete?

Lajmet e fundit>