Lajmet

Facebook nuk dëshiron të qëndrojë nën mëshirën e Google dhe ka përpiluar një plan

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Dhjetor 2019
0
Përveç Oculus dhe Portal, Facebook është duke punuar gjithashtu në syze të realitetit të shtuar. Këto syze, me emrin e koduar “Orion” mund të debutojnë në 2023. Facebook nuk dëshiron të qëndrojë nën mëshirën e Google dhe ka përpiluar një plan

Facebook nuk dëshiron që hardueri si Oculus apo syzet e realitetit të shtuar të jenë nën mëshirën e Google duke qenë se mbështeten tek sistemi operativ Android.

Për këtë Facebook ka ngarkuar Mark Lucovsky, bashkë-autorin e Microsoft Windows NT, me ndërtimin e një sistemi operativ nga para sipas The Information.

Duke kaluar në sistemin e vet operativ, Facebook do të kishte më tepër liri për të integruar shërbimin në pronësi të rrjetit social.

Raporti ofron shumë pak informacion sesi sistemi i ri operativ do të përdoret por thotë se sistemet e Oculus dhe Portal përdorin version të modifikuar të Android.

Përveç Oculus dhe Portal, Facebook është duke punuar gjithashtu në syze të realitetit të shtuar. Këto syze, me emrin e koduar “Orion” mund të debutojnë në 2023.

Po të njëjtin vit pritet që Apple të prezantojë syzet e realitetit të shtuar.

Raporti sugjeron se Facebook po tenton të aplikojë të njëjtën qasje si Apple. Vlen të theksohet se përpjekja e fundit e Facebook me ndërtimin e sistemit operativ nuk shkoi mirë. Ishte një version i modifikuar i Android që u implementua në një telefon të prodhuar nga HTC në 2013. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bien Facebook dhe Instagram