Biznes

Facebook nuk do të ndalojë më reklamimin e kriptomonedhave

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Dhjetor 2021
Shefi i këtij divizioni pranë Facebook, David Marcus, tha të Marten se do të largohej nga në fund të vitit. Facebook nuk do të ndalojë më reklamimin e kriptomonedhave

Ditën e Mërkure Facebook tha se vendimi për të ndaluar kompanitë e kriptomonedhave të reklamojnë shërbimet e tyre në platformë është anuluar.

Lëvizja vjen pasi kompania, që sot njihet si Meta, provoi dhe dështoi të lançonte një kriptomonedhë e cila do të përdorej për të dërguar para kujtdo në botë përmes produkteve të Facebook.

Shefi i këtij divizioni pranë Facebook, David Marcus, tha të Marten se do të largohej nga në fund të vitit.

Kompania dëboi reklamimin e kriptomonedhave në platformë në Janar të 2018-ës dhe e shty deri në Maj të 2019-ës. Startupet e kriptomonedhave dhe blockchain nuk mund të promovonin punën e tyre për të arritur konsumatorë potencialë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kablli optik nënujor i Facebook do të jetë më i gjati në botë