Lajmet

Facebook nuk do të ndryshojë opsionet e privatësisë pasi të keni vdekur

Publikuar , 22 Shkurt 2014
0
Facebook nuk do të ndryshojë opsionet e privatësisë pasi të keni vdekur

LL6C9984-hero_large_verge_medium_landscapeRrjeti social Facebook më nuk do të bëjë kufizime se kush mund të shikojë llogaritë e anëtarëve të tij të vdekur. Deri tani, Facebook-u ndryshonte opsionet e privatësisë në llogarinë e një personi të vdekur, të njohur si një “llogari përkujtimore” –ashtu që vetëm miqtë mund ta shihnin faqen.

Por tani, Facebook-u do t’i lë të pandryshuara opsionet e privatësisë siç i kishte lënë poseduesi i llogarisë, kështu që çdokush mund të shohë llogarinë e tyre. “Ne jemi duke respektuar përzgjedhjet që një person i bëri gjatë jetës duke i dhënë komunitetit të tij të zgjeruar të familjes dhe shokëve pamjen e vazhdueshme të të njëjtës përmbajtjes siç mund ta shihnin gjithmonë,” shkruan Facebook në një postim në blog.

Facebook tani po ashtu do të lejojë krijimin e videove përmbledhëse të çasteve më të spikatura të jetës, “Look Back”. Shtrohet pyetja nëse ndonjë mik ose anëtar i familjes së personit të vdekur duhet të jetë në gjendje ta bëjë këtë gjë dhe ka tërhequr vëmendjen e miliona personave më herët kur John Berlin vendosi një video prekëse në YouTube, duke kërkuar nga Facebook që ta bënte një për djalin e tij. Facebook thotë që ishte ndryshuar nga kërkesa e Berlin-it dhe tani ka vendosur një proces për shokët dhe familjen që të mundësohet kryerja e një gjëje të tillë.

Facebook-u duhet të jetë mjaft i kujdesshëm, kur të bëjë ndryshimin e privatësisë, posaçërisht ndonjë gjë e cila më tej do të mund të bënte zbulimin e llogarive të përdoruesve të vet.

Në këtë rast, është duke e bërë një baraspeshim mes të bërit të dukshëm të llogarive për më tepër njerëz dhe respektimit të opsioneve të përzgjedhura nga personi tashmë i vdekur. Këto janë vetëm dy ndryshime që Facebook-u është duke i bërë për momentin, por thotë që ka shpenzuar muaj të tërë duke punuar në rrugë më të mira për të trajtuar llogaritë përkujtimore dhe që pritet të vijnë edhe ndryshime të tjera në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kthesa e papritur e Instagram, mesazhet jo vetëm në aplikacionet mobile