Lajmet

Facebook nuk do të tregojë jeni në 533 milionë llogaritë e ekspozuara

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Prill 2021
Facebook beson se të dhënat janë marrë nga rrjeti social në Shtator të 2019-ës përmes një metode që është shkelje e politikave të përdorimit të shërbimit. Facebook nuk do të tregojë jeni në 533 milionë llogaritë e ekspozuara

Facebook më në fund ju përgjigj zbulimit të fundit se 533 milionë llogari janë publikuar online dhe përgjigja nuk është ajo që keni pritur.

Kompania nuk ka në plan të njoftojë përdoruesit e prekur prej thyerjes së sigurisë. Në databazën e publikuar në internet ka shumë informacione që nuk do të dëshironit të binin në duart e dikuj tjetër si vendndodhja, emrat e plotë, datëlindja apo numra telefoni.

Një prej arsyeve pse kompania nuk ka në plan të japë informacion është se nuk e di cilët janë të prekurit dhe nuk do të ndryshojë asgjë edhe po tu tregojë përdoruesve.

Facebook beson se të dhënat janë marrë nga rrjeti social në Shtator të 2019-ës përmes një metode që është shkelje e politikave të përdorimit të shërbimit.

Rrjeti social është i bindur se nuk do të përsëritet më dhe se është adresuar problemi në fjalë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lëvizja e fundit e Facebook lajm i mirë për privatësinë e përdoruesve

Tags >

Facebook