Blog

Facebook nuk është më një prej 10 markave më me vlerë në botë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Tetor 2019
0
Facebook nuk është më një prej 10 markave më me vlerë në botë

Lista e 10 markave më me vlerë e përpiluar nga Interbrand dominohet nga kompanitë teknologjike por me një largim të qartë: Facebook.

Firma në fjalë mat vlerën bazuar në performancën financiare të tyre dhe aftësinë e saj për të krijuar besnikëri tek konsumatori.

Ky është raporti i 20-të i Interbrand për markat globale më të mira. Largimi i Facebook nga kjo listë vjen pas skandaleve të privatësinë dhe sigurisë që pllakosën kompaninë.

Facebook hyri për herë të parë në raportin “Best Global Brands” në 2012-ën duke zënë vendin e 69 dhe pika më e lartë ishte në 2017-ën ku u rëndit i 8.

Në 2019-ën Facebook qëndron në vendin e 14. Kompania vazhdon të ketë vështirësi me praktikat e privatësisë dhe mënyrën sesi përdor të dhënat personale të konsumatorëve.

Por nuk është e vetmja kompani e madhe e cila po kritikohet për këtë gjë. Google, Amazon dhe Apple gjithashtu e kanë pësuar.

Por Facebook duket se ka marrë goditjen më të rëndë.

Në renditjen numerike lista e këtij viti kryesohet nga Apple, ndjekur nga Google, Amazon dhe Microsoft. Më pas vjen Coca-Cola, Samsung, Toyota, Mercedes-Benz, McDonald dhe Disney. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Konfirmohet, Oppo Reno Ace është telefoni me karikimit më të shpejtë në botë

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>