Lajmet

Facebook nuk kursen as 13 vjeçarët

Publikuar , 30 Janar 2019
0
Edhe në të kaluarën Facebook kishte grumbulluar të dhëna të ngjashme përmes Onavo Protect, një shërbim VPN që e bleu në 2013-ën. Facebook nuk kursen as 13 vjeçarët

Facebook do ti japë fund programi kërkimor kontrovers Facebook Research me pajisjet e Apple disa orë pasi u raportua se gjigandi i medias sociale ka paguar adoleshentët për të monitoruar përdorimin e smartfonëve.

Kompania prej kohësh ka një program i cili grumbullon të dhënat e përdoruesve nga vullnetarë me pagesë. Ky program është aktiv prej tre vitesh raportoi TechCrunch.

Aplikacioni Facebook Research App paguante vullnetarët e moshave 13 deri në 35 vjeç me 20 dollarë në muaj për të aksesuar të dhënat në telefonët e tyre.

Aplikacioni do të vijojë të jetë i disponueshëm në Android por jo në iOS.

Edhe në të kaluarën Facebook kishte grumbulluar të dhëna të ngjashme përmes Onavo Protect, një shërbim VPN që e bleu në 2013-ën për 120 milion dollarë.

Të dhënat e grumbulluara nga Onavo, Facebook i përdori për të identifikuar konkurrentët në fazat e hershme dhe më pas për ti blerë.

Aplikacioni Facebook Research kërkonte instalimin e një certifikate me privilegje “root” me të cilën mund të shikonte mesazhet private, e-mail-et, kërkimet në ueb dhe aktivitetin e shfletimit.

Kjo bie ndesh me politikat e Apple dhe funksionalitetin e sistemit operativ. Politikat ndalojnë instalimin e certifikatave në telefonët e përdoruesve.

Rrjeti social gjithashtu mohoi se Facebook Research të jetë zhvilluar për të zëvendësuar Onavo edhe pse kanë ngjashmëri në kod.

Facebook dhe adoleshentët

Kjo ngjarje tregon dy gjëra të rëndësishme: Së pari vë në pah atë që të gjithë dyshojnë se Facebook nuk mund ti besohet aq më pak nga të rinjtë.

Së dyti shumica e 13 vjeçarëve nuk ja kanë idenë rreth rëndësisë së të dhënave të tyre personale e aq më pak të përllogarisin pasojat që vinë nga ekspozimi i tyre tek një kompani shumëkombëshe.

LEXO EDHE:  ICT Awards 7 takime në Shkup dhe Tetovë

Pikërisht për këtë arsye aplikacioni Facebook Research bëhet më shqetësues. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>